1.600 L
Kena Neutrale – Pangjyrë (250gr)
Me prejardhje nga gjethet Cassia auriculata, këna “neutrale” u sjell flokëve forcë, shkëlqim dhe volum pa i ngjyrosur. Përdoret për të përgatitur maska për flokët, është i njohur edhe për pastrimin e skalpi nga yndyra apo zbokthi.
Benefitet e perdorimit të kënasë natyrale:
- Pastron skalpin nga yndyra e tepërt dhe zbokthi.
- Rrit dhe forcon flokët.
- Ju jep një shkëlqim natyral dhe vitalitet.
- I mbron nga djegia dhe majat dyshe.
- Riparon dhe hidraton majat e dyfishta dhe flokun e tharë.
- Mund të përdoret dhe nga nga gratë shtatzane apo me gji.
Përbërja:
Gjethet neutrale të kënasë Cassia auriculata.
Përdorimet:
- Si një trajtim në formë maske për flokët një herë në javë. Përzijeni sëbashku me vajra natyral ose esencial sipas nevojave të flokut dhe lëreni 20-30 minuta.
- Përzihet me këna ngjyruese për t’i holluar ato dhe për këtë arsye zbut ngjyrosjen ose modifikon nuancën. Më pas mund ta lini të veprojë për kohën e nevojshme për të marrë ngjyrën e dëshiruar, përgjithësisht 1 deri në 3 orë .
- Për të përgatitur një shampo bimore. Kombinoni këna neutrale me pluhura të pasura me saponina (Shikakaï, Reetha) për efektin e tyre pastrues. Përgatitni një pastë me ujë, aplikojeni në lëkurën e kokës duke e masazhuar, shtrijeni për të mbuluar gjatësitë dhe lëreni të veprojë për 3-5 minuta përpara se ta shpëlani.
- Përpara larjes me shampo aplikoni pastën neutrale me bazë këna në flokë të thatë. Lëreni për 15 deri në 30 minuta. Këshillë: ujin e nxehtë mund ta zëvendësoni me caj, vajra bimore, vajra esencialë… (Shembull: rozmarina kundër zbokthit).
Masat Paraprake:
- Kryeni një test paraprak të ndjeshmërisë në kthesën e bërrylit të paktën 48 orë përpara aplikimit.
- Kryeni gjithmonë një test paraprak në qimet e mbledhura në furçën tuaj, prisni 48 orë për të vlerësuar rezultatin përfundimtar.
- Shmangni përdorimin e enëve prej hekuri ose alumini për të përgatitur pastën (preferoni çelik inox ose një shpatull gome).
- Përdorni dorezat e ofruara për të shmangur njollat e gishtave.
- Pasta e kënas njollos rrobat, mos harroni t’i mbroni ato!
- Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajeni me ujë të pastër.
- Përdoreni produktin në një dhomë të ajrosur mirë.
- Mos e përdorni në qerpikë apo vetulla.
- Referojuni udhëzimeve për përdorim.
- Mbani pluhruin e kënasë larg nxehtësisë dhe dritës.
- Periudha e rekomanduar e përdorimit për këtë produkt është 24 mua
Prej vitesh importojme dhe shesim produkte nga Aroma-Zone, nje brand francez qe prej vitit 1999 ka
sjelle ne treg qindra produkte natyrale dhe organike. Nga ky brand kemi perzgjedhur nje range te
vecante qe perfshin kryesisht henna, kripera minerale dhe argjila natyrale, produkte te njohura per
pastertine, origjinen e kontrolluar dhe perdorimet e tyre te shumta ne kujdesin personal dhe mireqenie.
Aroma-Zone dallohet per transparencen ndaj konsumatorit, formulime te pastra dhe nje filozofi qe
vendos ne qender natyren, efektivitetin dhe aksesueshmerine. Cdo produkt shoqerohet me informacion
te detajuar mbi perberesit, origjinen dhe menyren e perdorimit.
Certifikime & Standarde (per shume nga produktet e tyre):
– Certifikuar nga Ecocert sipas standardeve COSMOS Organic / Natural
– Shume produkte Vegan
– Perberes me origjine natyrale
– Pa substanca agresive apo te panevojshme
– Qasje e qendrueshme ndaj mjedisit dhe paketimit
https://www.aroma-zone.com/content/qui-sommes-nous
Gjithashtu, ne Edesia gjeni brand-e fantastike organike, te perzgjedhura me kujdes, me
certifikime nderkombetare, siguri te garantuar dhe standarde te larta cilesie, qe respektojne si
shendetin tuaj ashtu edhe mjedisin.

Ushqime Bio
Çaj & Bimë Mjekësore
Suplemente & Superfoods
Kozmetikë & Kujdes Personal
Shtëpi & Stil Jetese
Kultura Fermentuese & Maja