Farë e Zezë

520 L

Fara së zezë (Nigella Sativa) ka një përdorim të gjerë rreth 2500 vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të saj janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane. Sot,  fara e zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i jashtëzakonshëm për mirëqënien.

Farë e Zezë ( 50g )

Fara e zezë është fara e një bime e cila rritet 40-50 cm nga toka, ka lule të kaltra të cilat kanë këto fara të vogla këndrejta. Kjo farë është përdorur që në lashtësi nga egjptianet, grekët, dhe romakët për shërimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve dhe vazhdon dhe përdoret sot e kësaj dite. Ajo përmban një serë substancash shumë të nevojshme për organizmin tonë, të tilla si: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerale (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.

Benefitet shëndetsore të farës se zeze:

  • Forcon sistemin imunitar.
  • Përmirëson metabolizmin e organizmit.
  • Nevojiten për rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave.
  • Ndihmon në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal të shëndetshëm.
  • Pengon shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike si dhe permireson simptomat e alergjise,
  • Redukton kolesterolin në gjak.
  • Pengon bllokimin e damarëve, duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut.
  • Stabilizon tensionin e gjakut dhe redukton rrezikun e infarktit në zemër.
  • Forcon zemrën.
  • Ndihmojnë në rigjenerimin e shpejtë të plagëve.
  • Zgjeron rrugët e frymëmarrjes.
  • Stabilizon sheqerin në gjak.
  • Lufton alergjitë.
  • Rigjeneron lëkurën.
  • Përmirëson funksionimin e aparatit riprodhues.
  • Pengojnë gjakderdhjen.
  • Redukton peshën.
  • Shkrin yndyrat në gjak.
  • Është antioksidant.
  • Është antitumoral.
  • Lufton infeksionet.
  • Përmirëson aktivitetin e sistemit të tretjes, frymëmarrjes, qarkullimit të gjakut, sistemit nervor, etj.

Përdorimi:

Fara e zezë përdoret në receta të ndryshme në kuzhinë, si tava, rizoto, pasta, supëra apo dhe sallatra.

 

Sonnentor eshte nje brand austriak–gjerman qe daton qe prej vitit 1988, sot me nje portofol prej mbi 900 produkteve organike. Ne importojme nga ky brand cajra dhe ereza te vecanta, te njohura per pastertine, aromen dhe cilesine e tyre te larte. Pervec certifikimeve strikte mbi cilesine, perpunimin dhe paketimin, Sonnentor dallohet per bashkepunimin e drejtpërdrejte me fermere te vegjel dhe familjare, jo me prodhime masive apo bujqesi industriale. Ky model i qendrueshem u mundeson te perzgjedhin varietete te pastra, autentike dhe shpesh unike, te kultivuara me kujdes dhe respekt per natyren. Ky bashkepunim shtrihet ne vende si: Rumani, Shqiperi, Nikaragua, Tanzani, Zelande e Re, Kine, Spanje dhe Kosove. Sonnentor eshte i certifikuar dhe i kontrolluar nga qendra zyrtare Austria Bio Garantie, me numrin e kontrollit AT-BIO-301, qe garanton transparence, origjine te paster dhe standarde te larta cilesie. https://www.sonnentor.com/en-gb/about-us/history