Çaj Hibiskus

790 L

Çaji Hibiscus i bërë nga lulet e thara të bimës hibiscus,me  ngjyrë të kuqe të thellë. Ka shije të ëmbël në të thartë, të ngjashme me boronicë, dhe mund të konsumohet si çaj i nxehtë apo dhe si një pije e  ftohtë me shije dhe aromë shumë të këndshme. Ky paketim me bustina 100% organike pa plastik është shumë praktik.

Out of stock

Çaj Hibiskus (54 g)

Bima e hibiskus e ka orijinën në Afrikën e Veriut dhe Azinë Julindore, tashmë kjo bimë rritet thuajse kudo në zonat e e nxehta tropikale. Ndër vite janë perdorur pjesë te ndryshme të kësaj bime qoftë në kuzhinë apo dhe mjekësi. Por lulja e hibiskus është shumë e pasur në antioksidant duke e bërë atë perfekte për tu konsumuar si çaj.

Përfitimet shëndetsore të çajit të hibiskus:

  • Ndihmon në uljen e presionint të lartë të gjakut dhe ruan një shëndet të mirë të zemrës.
  • Ul temperaturën e lartë, zbut fytin e acaruar dhe lehtëson gjendjet gripale.
  • Ul nivelin e koletserolit të keq në gjak.
  • Përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në humbjen e peshës. Hibiskus nuk përban kalori apo kafeinë.
  • Ndihmon në balancimin hormonal. Shumë i këshillueshëm për gratë në menopauze.
  • Përmban nivele të larta të vitaminës C, e cila ndihmon në rritjen  e sistemit tonë imunitar.
  • Ai prandalon krijimin dhe zhvillimin e qelizave tumoriale.

Përgatitja:

Zijeni uji deri në vlim, hidhni brenda lulet e thara të hibiskus, lerini dhe për 2-3 minuta të tjerë sëbashku. Prisni sa të ftohet pak, embëlsojeni me embëlsuesin tuaj të preferuar dhe është gati.

Kujdes:

Nuk rekomandohet për gratë shtatëzanë apo me gji.

Sonnentor eshte nje brand austriak–gjerman qe daton qe prej vitit 1988, sot me nje portofol prej mbi 900 produkteve organike. Ne importojme nga ky brand cajra dhe ereza te vecanta, te njohura per pastertine, aromen dhe cilesine e tyre te larte. Pervec certifikimeve strikte mbi cilesine, perpunimin dhe paketimin, Sonnentor dallohet per bashkepunimin e drejtpërdrejte me fermere te vegjel dhe familjare, jo me prodhime masive apo bujqesi industriale. Ky model i qendrueshem u mundeson te perzgjedhin varietete te pastra, autentike dhe shpesh unike, te kultivuara me kujdes dhe respekt per natyren. Ky bashkepunim shtrihet ne vende si: Rumani, Shqiperi, Nikaragua, Tanzani, Zelande e Re, Kine, Spanje dhe Kosove. Sonnentor eshte i certifikuar dhe i kontrolluar nga qendra zyrtare Austria Bio Garantie, me numrin e kontrollit AT-BIO-301, qe garanton transparence, origjine te paster dhe standarde te larta cilesie. https://www.sonnentor.com/en-gb/about-us/history