Kanellë Cejloni Pluhur

660 L

Kanella Cejlon, ose “kanella e vërtetë,”përgatitet nga pjesa e brendshme e lëvores së pemës Cinnamomum verum. Cejloni ka një ngjyrë kafe të ndezur me shkopinj me shtresa të buta, dhe cilësi superiore. Përshkruhet si një erëz me aromë të ëmbël delikate, e mrekullueshme për ëmbëlsira.

Kanellë Cejloni Pluhur (40gr)

Cejloni, ose “kanella e vërtetë,” ka vendlindjen në Sri Lanka dhe në pjesët jugore të Indisë. Kjo kanellë përgatitet nga pjesa e brendshme e lëvores së pemës Cinnamomum verum. Cejloni ka një ngjyrë kafe të ndezur me shkopinj me shtresa të buta, dhe cilësi superiore.

Kanella cejlon është më pak e zakontë dhe shpesh është përdorur si erëz gatimi. Ajo është shumë herë më e shtrenjtë se variaetit Kasia. Kjo kanellë përshkruhet si një erëz me aromë të ëmbël delikate, e mrekullueshme për ëmbëlsira. Rreth 50-63% e vajit të saj esencial është e llojit cinnamaldehyde, një sasi shumë e ulët në krahasim me varietetin Kasia.

Dobite shendetsore:

  • Në veçanti, kjo erëz është vlerësuar për aftësinë që ka në mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak, që është shumë e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Studimet kanë treguar se kanella ul shpërthimet e sheqerit në gjak, rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe përmirëson aspektet e metabolizmit që kanë lidhje me rezistencën ndaj insulinës.
  • Kanella përmban shumë antioksidantë
    Kanella përmban antioksidantë të fuqishëm siç është polifenoli
  • Kanella lufton inflamacionin Inflamacioni në organizëm ka një rol të dëmshëm. Kanella ndihmon në shmangien e tij, luftimin e infeksioneve si dhe në riparimin e dëmeve në qeliza.

Përdorimi:

Doza standarde e kanellës  duhet të jetë nga 1 deri në 6 gramë në ditë. Nëse konsumohet në këto proporcione, atëherë nuk ka efekte anësore.

 

 

Sonnentor eshte nje brand austriak–gjerman qe daton qe prej vitit 1988, sot me nje portofol prej mbi 900 produkteve organike. Ne importojme nga ky brand cajra dhe ereza te vecanta, te njohura per pastertine, aromen dhe cilesine e tyre te larte. Pervec certifikimeve strikte mbi cilesine, perpunimin dhe paketimin, Sonnentor dallohet per bashkepunimin e drejtpërdrejte me fermere te vegjel dhe familjare, jo me prodhime masive apo bujqesi industriale. Ky model i qendrueshem u mundeson te perzgjedhin varietete te pastra, autentike dhe shpesh unike, te kultivuara me kujdes dhe respekt per natyren. Ky bashkepunim shtrihet ne vende si: Rumani, Shqiperi, Nikaragua, Tanzani, Zelande e Re, Kine, Spanje dhe Kosove. Sonnentor eshte i certifikuar dhe i kontrolluar nga qendra zyrtare Austria Bio Garantie, me numrin e kontrollit AT-BIO-301, qe garanton transparence, origjine te paster dhe standarde te larta cilesie. https://www.sonnentor.com/en-gb/about-us/history