790 L
Çaji Hibiscus i bërë nga lulet e thara të bimës hibiscus,me ngjyrë të kuqe të thellë. Ka shije të ëmbël në të thartë, të ngjashme me boronicë, dhe mund të konsumohet si çaj i nxehtë apo dhe si një pije e ftohtë me shije dhe aromë shumë të këndshme.
Çaj Hibiskus (80g)
Bima e hibiskus e ka orijinën në Afrikën e Veriut dhe Azinë Julindore, tashmë kjo bimë rritet thuajse kudo në zonat e e nxehta tropikale. Ndër vite janë perdorur pjesë te ndryshme të kësaj bime qoftë në kuzhinë apo dhe mjekësi. Por lulja e hibiskus është shumë e pasur në antioksidant duke e bërë atë perfekte për tu konsumuar si çaj.
Përfitimet shëndetsore të çajit të hibiskus:
- Ndihmon në uljen e presionint të lartë të gjakut dhe ruan një shëndet të mirë të zemrës.
- Ul temperaturën e lartë, zbut fytin e acaruar dhe lehtëson gjendjet gripale.
- Ul nivelin e koletserolit të keq në gjak.
- Përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në humbjen e peshës. Hibiskus nuk përban kalori apo kafeinë.
- Ndihmon në balancimin hormonal. Shumë i këshillueshëm për gratë në menopauze.
- Përmban nivele të larta të vitaminës C, e cila ndihmon në rritjen e sistemit tonë imunitar.
- Ai prandalon krijimin dhe zhvillimin e qelizave tumoriale.
Përgatitja:
Zijeni uji deri në vlim, hidhni brenda lulet e thara të hibiskus, lerini dhe për 2-3 minuta të tjerë sëbashku. Prisni sa të ftohet pak, embëlsojeni me embëlsuesin tuaj të preferuar dhe është gati.
Kujdes:
Nuk rekomandohet për gratë shtatëzanë apo me gji.

Ushqime Bio
Çaj & Bimë Mjekësore
Suplemente & Superfoods
Kozmetikë & Kujdes Personal
Shtëpi & Stil Jetese
Kultura Fermentuese & Maja